Siguria Ushqimore

Çertifikimi ISO 22000.

Përshkrim i shkurtër

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është certifikimi më i lart ndërkombëtar që mund të arrihet në lidhje me sigurinë ushqimore.

Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore, përshkruan atë që i nevojitet një organizate për të demonstruar se është e aftë të kontrollojë të gjitha llojet e rreziqeve ushqimore, duke siguruar kështu që ushqimi të jetë i sigurt për konsum. Përfitimet kyçe të tij:

  • Një standard global, i qartë dhe i auditueshëm që ofron mundësinë për të bashkuar në një kuadër të vetëm gjithë pjesët e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS);
  • Provon angazhimin ndaj kënaqësisë së konsumatorëve;
  • Përputhshmëri me kërkesat statutore dhe rregullator;
  • Përmirëson imazhin e kompanisë;
  • Harmonizohet me sistemet e tjera të menaxhimit (ISO 9001, ISO 14001 etj);

Parimet e standardid

Standardi mbulon çdo hap përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit, nga prodhimi dhe përgatitja e produkteve shtazore deri te prodhimi i materialit të paketimit, transporti dhe tregtia e produkteve ushqimore.
Standardi i Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore funksionon bazuar në disa parime:

  • Kryerja e analizës së rrezikut;
  • Përcaktimi i Pikave Kritike të Kontrollit;
  • Përcaktimi i Kufijve Kritikë;
  • Përcaktimi i sistemit për vëzhgimin e analizave në CCP;
  • Përcaktimi i veprimeve korrigjuese.;
  • Këto studime janë aplikimet që duhet të kryhen nëse procedurat e monitorimit tregojnë se një CCP e caktuar nuk është nën kontroll;
  • Përcaktimi i procedurave të verifikimit;
  • Qëllimi i këtyre procedurave është të tregojnë se sistemi është kryer në mënyrë korrekte;
  • Përgatitja e parimeve sipas procedurave dhe shënimeve;

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 68 20 55 700 ose nëpërmjet e-mail në info@e-cert.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.

Keni pyetje? Kontaktoni me ne.
Mesazh Direkt



    Shërbime të tjera nga e-Cert.
    Këtu për të ndihmuar në çdo nevojë të biznesit tuaj.

    e-Cert ofron shërbime të Certifikimit të Sitemeve të Menaxhimit ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 22000, ISO 27001, Trajnime, Certifikime Produkti, Inspektimi për palë të treta.