Menaxhimi i cilësisë

Çertifikimi ISO 9001.

Përshkrim i shkurtër

ISO 9001 është standardi që përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë. Ndihmon bizneset dhe organizatat të jenë më efikase dhe të përmirësojnë kënaqësinë e klientit. Ky standard u drejtohet kompanive të të gjitha madhësive – nga njëfirmë/biznes i vogël e vogla deri te organizatat/ndërmarrjet globale.

Një sistem i menaxhimit të cilësisë është mënyra se si një organizatë mund të përmbushë kërkesat e klientëve të saj dhe palëve të tjera të interesuara që preken nga aktiviteti i saj

 

Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?

Implementimi i një sistemi të menaxhimit të cilësisë ndikon pasi:

  • I jepet prioritet kompanive/bizneseve që janë certifikuar me ISO 9001, në pjesmarrjen në tendera të ndryshëm.
  • Rrit besimin e klientit se produkti dhe/apo shërbimi i ofruar plotëson kërkesat e rregulloret dhe ligjet në fuqi.
  • Krijon avantazh konkurues dhe tërheq klientë dhe/ose investitorëve të rinj në tregjet ndërkombëtare.
  • Redukton kostot operative përmes funksionimit efikas dhe rritjes së produktivitetit.
  • Siguron që përmirësimi i arritur varet nga një sistem menaxhimi dhe jo nga nisma të izoluara.

 

Parimet e standardid

Standardi i menaxhimit të cilësisë është standardi më i përdorur i cili funksionon bazuar në disa parime themelore të tij:

  • Fokusi ndaj klientit
  • Udhëheqja
  • Angazhimi i njerëzve
  • Qasje ndaj procesit
  • Përmirësimi
  • Vendimmarrja e bazuar në evidenca
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara
Keni pyetje? Kontaktoni me ne.
Mesazh Direkt



    Shërbime të tjera nga e-Cert.
    Këtu për të ndihmuar në çdo nevojë të biznesit tuaj.

    e-Cert ofron shërbime të Certifikimit të Sitemeve të Menaxhimit ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 22000, ISO 27001, Trajnime, Certifikime Produkti, Inspektimi për palë të treta.

    Click to read more >>>