Siguria e Informacionit

Çertifikimi ISO 27001.

Përshkrim i shkurtër

ISO 27001 (i njohur zyrtarisht si ISO/IEC 27001:2013) është një nga standarded më të njohura ndërkombëtare për sigurinë e informacionit (ISMS). Një ISMS është një kuadër i politikave dhe procedurave që përfshijnë të gjitha kontrollet ligjore, fizike dhe teknike të përfshira në proceset e menaxhimit të rrezikut të një organizate. ISO 27001 është zhvilluar për të “ofruar një model për krijimin, zbatimin, operimin, monitorimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit.

Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, është konceptuar me qëllim garantimin e sigurisë së teknologjisë së informacionit. Përfitimet kyçe të tij:

  • Garanton që të dhënat e klientit, informacionet financiare dhe personale të ruhen ndaj humbjes, vjedhjes dhe dëmtimit nëpërmjet një kuadri sistematik
  • Përputhshmëria me kërkesat ligjore, statutore, rregullatore dhe kontraktuale.

Parimet e standardid

Standardi i Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit është standardi më i përdorur i cili funksionon bazuar në 3 nga parimet e tij:

  • Konfidencialiteti i të dhënave
  • Integriteti i të dhënave
  • Disponueshmëria e të dhënave

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 68 20 55 700 ose nëpërmjet e-mail në info@e-cert.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.

Keni pyetje? Kontaktoni me ne.
Mesazh Direkt



    Shërbime të tjera nga e-Cert.
    Këtu për të ndihmuar në çdo nevojë të biznesit tuaj.

    e-Cert ofron shërbime të Certifikimit të Sitemeve të Menaxhimit ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 22000, ISO 27001, Trajnime, Certifikime Produkti, Inspektimi për palë të treta.

    Click to read more >>>