Rreth nesh

Rreth Nesh.
e-Cert është një organizëm certifikues i njohur ndërkombëtarisht dhe operon nën akreditimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në Shqipëri, cilësia e shërbimit të të cilit garantohet nga certifikatat nga palët e pavarura dhe të paanshme.

Shërbimet tona ofrohen për një gamë të gjerë Standardesh të Sistemeve të Menaxhimit dhe të Sektorëve të Industrisë.
Sistemi ynë i Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me ISO 17021-1, është ngritur për të ofruar sigurinë se të gjitha shërbimet tona ofrohen në mënyrë të paanshme dhe me kompetencë.

Cilësia është baza e të gjithë aktivitetit tonë, që nga proçeset teknike, administrative dhe të ofrimit të shërbimit ndaj klientit.


Gjithashtu, e-Cert është nënshkrues i Marrëveshjes së Licencës me DPA (Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit) për përdorimin e kombinuar të Markës së IAF MLA dhe simbolit i akreditimit të DPA.

Kliko per te pare certifikaten

“e-Cert” operon nëpërmjet stafit të tij profesional në disa sektorë të biznesit privat dhe publik duke vënë në pah dhe promovuar kulturën e standardeve, rregulloreve dhe cilësisë së shërbimeve për të gjitha ato subjekte që demonstrojnë konformitetin në përputhje me standardet ndërkombëtare ose kombëtare.
Shoqëria “e-Cert” shpk operon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, asaj të Kosovës duke ofruar drejtpërdrejt shërbimet nga “e-Cert” ose nga partneritetet e nevojshme për të përmbushur nevojat e klientëve.

Kultura jonë e shërbimit cilësor karakterizohet nga fokusi te klienti dhe përmirësimi i vazhdueshëm.
Mbajtja e shërbimit cilësor dhe e krijimit të vlerës së shtuar për klientët tanë, është në vëmendje të të gjithë personelit të Shoqërisë “e-Cert” shpk, në të gjithë hierarkinë e kompanisë.


e-Cert në përputhje me Ligjin Nr. 9947, date 07.07.2008 “ Për Pronësinë Industriale” I ndryshuar, është pajisur më date 10.12.2024 Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale me CERTIFIKATE Regjistrim Marke për një periudhë 10 vjeçare, për markën me numër regjistrimi 25454.

Kliko per te pare certifikaten