Mjedisi

Çertifikimi ISO 14001.

Përshkrim i shkurtër

Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 mund të zbatohet për të gjitha kategoritë e organizatave, pavarësisht nga sektori i tyre, produkti apo shërbimi që ato ofrojnë.
ISO 14001 specifikon kërkesat e përgjithshme për një Sistem të Menaxhimit Mjedisor në një organizatë. Ky standard fokusohet në njohjen e ndikimeve mjedisore të operacioneve të organizatës, në mënyrë që t’i minimizojë ato dhe të përmirësojë performancën e saj mjedisore.

 

Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?

Sistemet e menaxhimit mjedisor të bazuara në ISO 14001 i mundësojnë një organizate të identifikojë, vlerësojë dhe menaxhojë çështjet mjedisore me qëllim:

  • mbrojtjen e mjedisit;
  • permiresimin e vazhdueshem;
  • respektimin e kërkesave ligjore dhe shmangien e gjobave;
  • ruajtjen e burimeve natyrore dhe reduktimin e kostove;
  • përmirësimi i imazhit publik të një organizate;
  • përmirësimi i komunikimit me autoritetet publike.

 

Parimet e standardid

Standardi mjedisor është standardi më i përdorur i cili funksionon bazuar në disa parime themelore të tij:

  • Fokusi ndaj klientit;
  • Angazhimi i menaxhmentit të lartë;
  • Pjesëmarrja aktive e personelit;
  • Angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm dhe përputhshmëri me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara.

 

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 68 20 55 700 ose nëpërmjet e-mail në info@e-cert.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.

Keni pyetje? Kontaktoni me ne.
Mesazh Direkt



    Shërbime të tjera nga e-Cert.
    Këtu për të ndihmuar në çdo nevojë të biznesit tuaj.

    e-Cert ofron shërbime të Certifikimit të Sitemeve të Menaxhimit ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 22000, ISO 27001, Trajnime, Certifikime Produkti, Inspektimi për palë të treta.

    Click to read more >>>