Çertifikimi ISO 45001
Përshkrim i shkurtër
Standardi ISO 45001 është i përshtatshëm për të gjitha organizatat pavarësisht nga objekti, madhësia dhe sektori i aktivitetit. Ky standard specifikon kërkesat për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Ai fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha risqeve profesionale për të gjitha palët e interesuara (punonjësit, vizitorët, furnitorët, etj), dhe në përmirësimin e performancës së përgjithshme të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?
Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë i bazuar në ISO 45001 i mundësojnë një organizate të identifikojë, vlerësojë dhe menaxhojë çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë me qëllim:
- njohjen, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve të mundshme nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rrezikut (në nivele të pranueshme) dhe minimizimin e risqeve në vendin e punës;
- uljen e numrit të aksidenteve që ndodhin në një kompani;
- përmirësimin e vazhdueshëm të performancës në çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë;
- monitorimin dhe zbatimin sistematik të legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë;
- uljen e kostove nga aksidentet (p.sh. kompensim, kujdes spitalor).
Parimet e standardid
Standardi Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë është standardi më i përdorur i cili funksionon bazuar në disa parime themelore të tij:
- Fokusi ndaj klientit;
- Angazhimi i menaxhimit të lartë;
- Pjesëmarrja aktive e personelit;
- Angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm dhe përputhshmëri me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi;
- Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara;
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 68 20 55 700 ose nëpërmjet e-mail në info@e-cert.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.