PARATHËNIE
SHQIPËRIA është një territor i bukurisë jashtëzakonshme: detet dhe bregdetet karakterizojnë skenën turistike shqiptare dhe rajonet bregdetare janë destinacioni i preferuar i vizitorëve nga çdo cep i botës, për këtë arsye turizmi bregdetar konsiderohet një sektor i rëndësishëm i ekonomisë kombëtare. Përdorimi dhe transformimi i pronësisë së detit dhe rritja e përdorimit të bregdetit ka nxitur zhvillimin e një ekonomie sektoriale me një potencial të madh, edhe në terma të punësimit.
Në kontekstin e ndryshuar ligjor, që introdukton mënyra të reja të dhënies të koncesioneve, nga parimet e konkurrencës së lirë, cilësisë së shërbimeve dhe qëndrueshmërisë mjedisore si edhe sipas legjislacionit shqiptar të përmendur në VKM Nr. 171, datë 27.3.2019 PËR PËRMIRËSIMIN E RREGULLAVE “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, por edhe Direktives Europiane EU (Direttiva Bolkestein 2006/123/CE), mund të konsolidohen mundësi interesante ekonomike dhe investimi.
ZGJIDHJA E PROPOZUAR
Operatori bregdetar që vendos të fitojë certifikimin ISO 13009 – “Turizmi dhe shërbimet e lidhura. Kërkesat dhe rekomandimet për funksionimin e plazhit” mund të ketë një avantazh konkurrues në krahasim me konkurrentët e interesuar të marrin pjesë në konkursin e ardhshëm për koncesionet e plazheve. Certifikimi sipas kësaj norme, në fakt, siguron klientëve dhe administratës lokale e qëndrore që japin koncesione një nivel të lartë të shërbimeve në terma të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe aksesit.
Organizmi ynë “e-Cert” propozon një projekt për certifikimin e strukturave (stacione bregdetare, kampingje dhe fshatra, klube sportive) që menaxhojnë plazhet në koncesion, në det, por edhe në bregdetet e lumenjve dhe liqeneve, bazuar në standardin ISO 13009 i cili identifikon kërkesa cilësore, qëndrueshmërinë dhe aksesueshmërinë që lejojnë koncesionarët të përmbushin parimet e legjislacionit shqiptar dhe Direktivën Europiane.
METODOLOGJIA JONË
Certifikimi sipas standardit ISO 13009 merr parasysh jo vetëm cilësinë e shërbimeve turistike, por edhe kapacitetin e koncesionarit për të ruajtur nivelin e pronësisë së tij në koncesion gjatë gjithë vitit, për të menaxhuar rreziqet mjedisore dhe emergjencat, për të minimizuar ndikimet në mjedis, si elementë të rëndësishëm në procedurat e ardhshme të dhënies në koncesion.
Fazat kryesore të procesit të certifikimit përfshijnë:
- përcaktimi i qëllimit të certifikimit, verifikimi fillestar (sipas kërkesës):
- analiza e boshllëqeve dhe vlerësimi i përputhshmërisë së tanishme të konpesionarit me kërkesat normative, verifikimi i certifikimit në dy faza (stage 1 & 2):
- verifikimi i përputhshmërisë së sistemit me standardin ISO 13009 dhe lëshimi i certifikatës, vizitat e monitorimit vjetor për të vlerësuar përmirësimin e vazhdueshëm, rinovimi i certifikimit pas 3 vitesh pas një verifikimi të plotë.
- Pas çdo vizite, një raport i qartë dhe i plotë dorëzohet në kompani, duke e lejuar atë të përmirësojë vazhdimisht performancën e saj në menaxhimin e cilësisë sipas ISO 13009.
Cilat janë avantazhet kryesore për bizneset e certifikuara?
Bizneset bregdetare me shërbime të cilësisë së certifikuar kanë më shumë mundësi për të fituar tenderat për dhënien e koncesioneve. Bizneset bregdetare me shërbime të cilësisë së certifikuar mund të përmbushin më mirë kërkesat për menaxhim të qëndrueshëm të biznesit, impakt të ulët në mjedis të strukturave, ofrim të shërbimeve si siguria, informacioni dhe komunikimi, pastërtia dhe mbledhja e mbeturinave, nivel i mirë i aksesueshmërisë, aktivitete argëtuese socialisht të dobishme, etj… Certifikimi ndihmon Organizatën në proceset e komunikimit dhe promovimit të strukturës turistike, duke i kushtuar vëmendje të ve çantë kënaqësisë së klientit.
CERTIFIKIMI ME “e-Cert”
Organizmi ynë “e-Cert”, falë përvojës së shumëvjeçarë në certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit, ka auditorë dhe inspektorë profesionistë në të gjithë territorin shqiptar, të cilët, me një nivel të lartë kompetencë, trajnimi dhe përgatitja, sigurojnë klientit kohëzgjatje dhe cilësi.
Përveç shërbimit të certifikimit, “e-Cert” mund të ofrojë shërbimin e para-verifikimit me të cilin të ketë një vlerësim paraprak të përputhshmërisë së plazhit tuaj me kërkesat e ISO 13009:2018.