
Shëndeti dhe sigurianë punë
ISO 45001 specifikon kërkesat për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, për organizata të çdo madhësie dhe sektori.
Vende pune më të sigurta
Standardi ISO 45001 është i përshtatshëm për të gjitha organizatat, pavarësisht nga objekti, madhësia dhe sektori i aktivitetit. Ai specifikon kërkesat për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.
Standardi fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve profesionale për të gjitha palët e interesuara, si punonjësit, vizitorët dhe furnitorët, dhe në përmirësimin e performancës së përgjithshme të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
Çfarë i sjell organizatës
Sistemi i bazuar në ISO 45001 i mundëson një organizate të identifikojë, vlerësojë dhe menaxhojë çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë me qëllim:
- 01
Njohjen, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve nëpërmjet programeve për reduktimin e tyre në nivele të pranueshme.
- 02
Uljen e numrit të aksidenteve në kompani.
- 03
Përmirësimin e vazhdueshëm të performancës në shëndetin dhe sigurinë në punë.
- 04
Monitorimin dhe zbatimin sistematik të legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë.
- 05
Uljen e kostove nga aksidentet, si kompensimet dhe kujdesi spitalor.
Mbi çfarë mbështetet
Standardi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë funksionon mbi disa parime themelore.
- 01Fokusi ndaj klientit
- 02Angazhimi i menaxhimit të lartë
- 03Pjesëmarrja aktive e personelit
- 04Përmirësim i vazhdueshëm dhe përputhshmëri me legjislacionin në fuqi
- 05Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara
Mund t’ju interesojë gjithashtu

Siguria ushqimore
Siguria ushqimore përgjatë gjithë zinxhirit, nga prodhimi te tregtia.
Shiko shërbimin
Siguria e informacionit
Siguria e informacionit: konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri e të dhënave.
Shiko shërbimin
Turizmi bregdetar
Kërkesat dhe rekomandimet për veprimtaritë në plazhe dhe koncesionet bregdetare.
Shiko shërbimin
Le ta nisim certifikimin e biznesit tuaj
Kërkoni një vlerësim falas. Ju kthejmë përgjigje me afatet, hapat dhe koston.
