+355 68 205 5700 info@e-cert.al Rr. „Emin Duraku”, H.1 Ap.6, Tiranë

Menaxhimi mjedisorISO 14001

ISO 14001 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit mjedisor, për çdo organizatë, pavarësisht sektorit, produktit apo shërbimit.

Standardi
ISO 14001
Cikli
3 vjet
Mbikëqyrje
Vjetore
Përshkrim i shkurtër

Performancë mjedisore që matet

Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 mund të zbatohet nga të gjitha kategoritë e organizatave, pavarësisht nga sektori i tyre, produkti apo shërbimi që ofrojnë.

ISO 14001 specifikon kërkesat e përgjithshme për një sistem të menaxhimit mjedisor. Standardi fokusohet në njohjen e ndikimeve mjedisore të operacioneve të organizatës, në mënyrë që t’i minimizojë ato dhe të përmirësojë performancën e saj mjedisore.

Përfitimet

Çfarë i sjell organizatës

Sistemet e menaxhimit mjedisor të bazuara në ISO 14001 i mundësojnë një organizate të identifikojë, vlerësojë dhe menaxhojë çështjet mjedisore me qëllim:

  1. 01

    Mbrojtjen e mjedisit.

  2. 02

    Përmirësimin e vazhdueshëm.

  3. 03

    Respektimin e kërkesave ligjore dhe shmangien e gjobave.

  4. 04

    Ruajtjen e burimeve natyrore dhe reduktimin e kostove.

  5. 05

    Përmirësimin e imazhit publik të organizatës.

  6. 06

    Përmirësimin e komunikimit me autoritetet publike.

Parimet e standardit

Mbi çfarë mbështetet

Standardi mjedisor funksionon mbi disa parime themelore.

  • 01Fokusi ndaj klientit
  • 02Angazhimi i menaxhimit të lartë
  • 03Pjesëmarrja aktive e personelit
  • 04Përmirësim i vazhdueshëm dhe përputhshmëri me legjislacionin në fuqi
  • 05Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara
Gati për të filluar

Le ta nisim certifikimin e biznesit tuaj

Kërkoni një vlerësim falas. Ju kthejmë përgjigje me afatet, hapat dhe koston.