Shëndeti dhe Siguria në Punë

Shëndeti dhe Siguria në Punë

Çertifikimi ISO 45001

Përshkrim i shkurtër
Standardi ISO 45001 është i përshtatshëm për të gjitha organizatat pavarësisht nga objekti, madhësia dhe sektori i aktivitetit. Ky standard specifikon kërkesat për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Ai fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha risqeve profesionale për të gjitha palët e interesuara (punonjësit, vizitorët, furnitorët, etj), dhe në përmirësimin e performancës së përgjithshme të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.

Çfarë përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?
Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë i bazuar në ISO 45001 i mundësojnë një organizate të identifikojë, vlerësojë dhe menaxhojë çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë me qëllim:

  • njohjen, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve të mundshme nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rrezikut (në nivele të pranueshme) dhe minimizimin e risqeve në vendin e punës;
  • uljen e numrit të aksidenteve që ndodhin në një kompani;
  • përmirësimin e vazhdueshëm të performancës në çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • monitorimin dhe zbatimin sistematik të legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë;
  • uljen e kostove nga aksidentet (p.sh. kompensim, kujdes spitalor).

 

Parimet e standardid
Standardi Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë është standardi më i përdorur i cili funksionon bazuar në disa parime themelore të tij:

  • Fokusi ndaj klientit;
  • Angazhimi i menaxhimit të lartë;
  • Pjesëmarrja aktive e personelit;
  • Angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm dhe përputhshmëri me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me palët e interesuara;

 

Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 68 20 55 700 ose nëpërmjet e-mail në info@e-cert.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.

Keni pyetje? Kontaktoni me ne.
Mesazh Direkt



    Shërbime të tjera nga e-Cert.
    Këtu për të ndihmuar në çdo nevojë të biznesit tuaj.

    e-Cert ofron shërbime të Certifikimit të Sitemeve të Menaxhimit ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 22000, ISO 27001, Trajnime, Certifikime Produkti, Inspektimi për palë të treta.

    Click to read more >>>